E enjte, 19 Kor 2012
 
 
Adnan Mustafa

Adnan Mustafa

E shtunë, 30 Janar 2010 06:37

Liraglutid - Aprovohet nga FDA

25 Janar 2010

Victoza FDA ka aprovuar Victoza (liraglutid) si shtesë dietës dhe ushtrimeve për të përmirësuar kontrollin glikemik në të rriturit me tip 2 diabetes mellitus.
E premte, 29 Janar 2010 10:31

Intron A - revokohen disa seri

Janar 2010; ShBA.

Intron A
Intron A
Schering-Plough ka lëshuar revokim vullnetar në nivelin e shitjes me pakicë të 15 serive të Intron A (interferon alfa-2b, rekombinant) solucionit në stilolapsat multidozë për injeksion (seria nr. 8-CO-2004, 9-CO-2001, 9-CO-2002 dhe 9-CO-2003 [6 doza nga 3 milion njësi]; 8-CO-1003; 8-CO-1004, 9-CO-1000, 9-CO-1001, 9-CO-2002 dhe 9-CO-1003 [6 doza nga1 milion njësi]; dhe 8-CO-3005, 9-CO-3000, 9-CO-3001, 9-CO-3002 DHE 9-CO-3003 (6 doza nga 10 milion njësi]).

E enjte, 10 Dhetor 2009 05:23

Interaksion ceftriakson-kalcium i.v.

intravenous
intravenous
Dhjetor 2009,

FDA Interaksion bar-bar i ceftriaksonit intravenoz (me autorizim marketingu si Rocephin dhe gjenerikë) dhe kalciumit:

Rrezik potencial për ngjarje të padëshirueshme kardiovaskulare te neonatët

E shtunë, 05 Dhetor 2009 09:47

Finasterid-rrezik i rritur për Ca gjiri

Proscar
Proscar
Dhjetor 2009

Sfondi

The Medicines and Healthcare products Regulatory Agency (MHRA) ka diskutuar rishikimin e saj për rrezikun e kancerit të gjirit te mashkujt të ndërlidhur me barnat të cilat përmbajnë finasterid.

5 mg finasterid tabletat janë të licencuara me brand emrin Proscar në MB që nga 1992, si tretman për hiperplazi beninje të prostatës (HBP) te mashkujt. 1 mg finasterid tabletat janë të licencuara në MB që nga 1999 me brand emrin Propecia dhe janë përdorur për të trajtuar mashkujt me alopecia androgjenetike.

E diel, 22 Nandor 2009 16:47

ACOG-Papa testi më rrallë

Papa test
Papa test
Femrat mund të presin më gjatë për Papa testin e tyre të parë dhe pastaj ta përsëritin më rrallë, sipas rekomandimeve nga American College of Obstetricians and Gynecologists (ACOG).

Organizata tash thotë që femrat do të duhej të fillojnë screening’un për kancer cervikal me Papa test në moshën 21 vjeçare. Testet pasuese do të duhej të bëhen në intervale dy-vjeçare deri në moshën 30 vjeçare, kur intervalet mund të ngriten çdo tre vjet për gratë të cilat kanë pasur tre teste negative konsekutive.

 

E martë, 20 Tetor 2009 19:04

Rosuvastatina-për HF pediatrike

Crestor®
Crestor®
20 Tetor 2009 (Wilmington, Delaware) – Food and Drug Administration (FDA) ka aprovuar rosuvastatinën (Crestor, AstraZeneca) për përdorim te fëmijët e moshës 10 deri 17 vjeçare me hiperkolesterolemi familjare.

E premte, 16 Tetor 2009 06:19

Paracetamoli pas vaksinës

Foshnja
Foshnja
Dhënja profilaktike e paracetamolit te fëmijët për të prevenuar temperaturën e lartë të indukuar nga vaksina, redukton imunogjenitetin e disa vaksinave të rëndomta në dy trialë, kanë thënë hulumtuesit çek.

E diel, 20 Shtator 2009 18:52

Polimiksina B-ulje mortaliteti te sepsa

Cruz DN, Antonelli M, Fumagalli R, et al.
JAMA. 2009;301:2445-2452

Përmbledhje

A mundet mortaliteti i lartë i shoqëruar me endotoksemi të reduktohet me hemoperfuzion duke përdorur pajisje eksterne perfuzioni që përmban polimiksinë B? Autorët kanë performuar një trial të randomizuar te 64 pacientë kirugjikë me sepsë ose shok septik të ndërlidhur me infeksion intra-abdominal. Bazuar në skorin e Acute Physiology and Chronic Health Evaluation II, shtypjen e gjakut dhe karakteristikat tjera të linjës bazike preoperative, grupi me perfuzion të polimiksinës dhe grupi me terapi konvencionale kanë qenë të ngjashme sikurse kanë qenë edhe mikroorganizmat e izoluara nga këto subjekte.

E mërkurë, 16 Shtator 2009 17:34

Ceftobiprol - kundër MRSA

Céline Vidaillac, Pharm.D., Ph.D; Michael J. Rybak, Pharm.D., M.P.H., FCCP
Abstrakt
Zeftera
Zeftera
Ceftobiprol medokaril është anëtari i parë i një serie të re të cefalosporinave të avancuara me aktivitet kundrejt Staphylococcus aureus meticilin-rezistent (SAMR-MRSA). Bari ka marrë letrën e aprovimit nga FDA e ShBA në Mars 2008 dhe nga Health Canada në Qershor 2008 për tretman të infeksioneve të komplikuara të lëkurës dhe të strukturave të lëkurës përfshirë infeksionet e shputës diabetike. Ceftobiproli manifeston aktivitetin e tij duke inhibuar proteinat penicilinë-lidhëse (penicillin-binding protein-PBP) të involvuara në sintezën e murit qelizor.
E diel, 13 Shtator 2009 17:49

Livalo

Pitavastatin (inhibitor i HMG-CoA reduktazës)
Aprovuar më 3 Gusht, 2009
Livalo (Kowa Pharmaceuticals)

Livalo
Livalo
FDA ka aprovuar Livalo (pitavastatin) të Kowa Pharmaceuticals, një inhibitor potent të HMG-CoA reduktazës (statinë), për tretman primar të hiperkolesterolemisë dhe dislipidemisë së kombinuar.

<< Fillo < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetri > Fund >>
Faqe 9 nga 10