E mërkurë, 18 Kor 2012
 
 
Adnan Mustafa

Adnan Mustafa

E shtunë, 01 Maj 2010 03:37

Orlistat-përditësim për sigurinë

alli

UK. Shkurt 2010. Orlistat është, inhibitor potent, specifik dhe me veprim të gjatë të lipazave gastrointestinale. Ai manifeston aktivitet terapeutik në lumenin e lukthit dhe të zorrës së hollë duke prevenuar lipazat gastrike dhe pankreatike që të bëjnë hidrolizimin e yndyrës dietetike, në formë të triglicerideve, në acide yndyrore të lira të absorbueshme dhe monogliceride.
E enjte, 22 Prill 2010 01:27

ESA - Menaxhim i riskut

ShBA. 16 Shkurt 2010

FDA e ShBA ka njoftuar profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe pacientët që të gjitha barnat për stimulim të eritropoezës (ESA) duhet të përdoren nën programin e menaxhimit të riskut, të quajtur strategjia e evaluimit dhe zbutjes së riskut (REMS).

E diel, 04 Prill 2010 18:18

Diklofenak-reaksione hepatike

Voltaren ShBA. Profesionistët e kujdesit shëndetësor janë njoftuar për rishikimet në informacionet e përshkrimit për të shtuar vërejtjet dhe paralajmërimet e reja lidhur me potencialin e efekteve të padëshirueshme hepatike me të gjitha produktet që përmbajnë diklofenak natrium.
E premte, 02 Prill 2010 09:10

Bisfosfonatet-osteonekrozë e nofullës

osteonekroza Europë. Agjencioni Europian për Barna (EMEA) ka njoftuar që Komiteti i Agjencisë për Produkte Medicinale për Përdorim Human (CHMP) ka konkluduar që ekziston risk i rritur i osteonekrozës së nofullës në pacientët që përdorin bisfosfonate (përfshirë acidin alendronik, acidin klodronik, acidin etidronik, acidin ibandronik, acidin neridronik, acidin pamidronik, acidin risedronik, acidin tiludronik dhe acidin zoledronik). Megjithatë, studime të mëtejme duhet të ndërmerren për të identifikuar më mirë faktorët të cilët rritin rrezikun dhe masat e nevojshme për ti minimizuar ata.

E premte, 02 Prill 2010 09:04

Statinat-update sigurie

Image Britani e Madhe MHRA (Medicines Health Regulatory Agency) ka njoftuar që Përmbledhja e Karakteristikave të Barit dhe Udhëzimet për Pacient për të gjitha statinat (inhibitorët e HMG-CoA reduktazës: simvastatina, atorvastatina, pravastatina, fluvastatina, dhe rosuvastatina) do të përditësohen me vërejtjet për efektet e padëshirueshme.
E enjte, 10 Dhetor 2009 05:23

Interaksion ceftriakson-kalcium i.v.

intravenous
intravenous
Dhjetor 2009,

FDA Interaksion bar-bar i ceftriaksonit intravenoz (me autorizim marketingu si Rocephin dhe gjenerikë) dhe kalciumit:

Rrezik potencial për ngjarje të padëshirueshme kardiovaskulare te neonatët

E premte, 29 Janar 2010 10:31

Intron A - revokohen disa seri

Janar 2010; ShBA.

Intron A
Intron A
Schering-Plough ka lëshuar revokim vullnetar në nivelin e shitjes me pakicë të 15 serive të Intron A (interferon alfa-2b, rekombinant) solucionit në stilolapsat multidozë për injeksion (seria nr. 8-CO-2004, 9-CO-2001, 9-CO-2002 dhe 9-CO-2003 [6 doza nga 3 milion njësi]; 8-CO-1003; 8-CO-1004, 9-CO-1000, 9-CO-1001, 9-CO-2002 dhe 9-CO-1003 [6 doza nga1 milion njësi]; dhe 8-CO-3005, 9-CO-3000, 9-CO-3001, 9-CO-3002 DHE 9-CO-3003 (6 doza nga 10 milion njësi]).

E shtunë, 05 Dhetor 2009 09:47

Finasterid-rrezik i rritur për Ca gjiri

Proscar
Proscar
Dhjetor 2009

Sfondi

The Medicines and Healthcare products Regulatory Agency (MHRA) ka diskutuar rishikimin e saj për rrezikun e kancerit të gjirit te mashkujt të ndërlidhur me barnat të cilat përmbajnë finasterid.

5 mg finasterid tabletat janë të licencuara me brand emrin Proscar në MB që nga 1992, si tretman për hiperplazi beninje të prostatës (HBP) te mashkujt. 1 mg finasterid tabletat janë të licencuara në MB që nga 1999 me brand emrin Propecia dhe janë përdorur për të trajtuar mashkujt me alopecia androgjenetike.

E premte, 16 Tetor 2009 06:19

Paracetamoli pas vaksinës

Foshnja
Foshnja
Dhënja profilaktike e paracetamolit te fëmijët për të prevenuar temperaturën e lartë të indukuar nga vaksina, redukton imunogjenitetin e disa vaksinave të rëndomta në dy trialë, kanë thënë hulumtuesit çek.

E diel, 23 Gusht 2009 19:36

Topiramat-Raporte të glaukomës

Australi. Topiramati është antiepileptik i indikuar ose për monoterapi ose terapi shtesë te të rrriturit dhe fëmijët më të vjetër se 2 vjeç e më shumë; dhe për profilaksë të migrenës te të rriturit. Janë 11 raporte të glaukomës nga 175 raporte të pranuara për topiramat në Australi, nëntë prej tyre përfshijnë femrat dhe dy mashkuj me medianën e moshë prej 36 (diapazoni, 22-47).
<< Fillo < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetri > Fund >>
Faqe 2 nga 10